Përgatitjet për emisionin e ri të Labit, tashmë janë në fazën finale, ndërkohë që është e ditur tashmë se ky emision me format të njejtë, me tremin të njejtë dhe në ditën e njejtë do trasmetohet në një televizion tjetër.

Pra shikuesit cdo të diel do kenë rastin ta shohin Labin në RTK. Por e vecanta e këtij program me autor Labinot Gashin, sic merr vesh Magazina.al, është se komplet emisionin që transmetohet, do realizohet një studio që ngjanë me aeroplanin. Skenografia e ngjashme me brendinë e aeroplanit, do krijojë përshtypjen tek shikuesit se emisioni po relizihet në ndërkohë që fluturakja lëviz. Madje pjesë e emisionit do jenë edhe disa vajza në rolin e stjuardesave.

Labi la Televizionin 21 pas një periudhe të gjatë pune, për t’i dhënë mundësinë vetës të provoj edhe shtëpi tjera mediale.