Fotografja e njohur Laura Izumikawa, njihet ndër të tjera edhe për fotografitë ku pasqyrohen veshjet e ndryshme të botës, përmes vajzës së saj të vogël.

 

Këtë herë Laura ka vendosur që vajzën ta veshë me veshjen kombëtare shqiptare.

“Kjo veshje e bukur është nga #Albania. Shqipëria është një vend me bukuri magjepsëse. Unë e kam njohur Shqipërinë NGA Nëna Tereze”, ka shkruar Laura në postimin e saj në Instagram.

Laura ka lindur në Tokio të Japonisë. Origjina e saj është kinezo-koreono-japoneze. Që në moshën trivjeçare jeton në Kaliforni të SHBA-ve. Vajza e saj quhet Joey Marie.