Një foto e pabesueshme është kapur në një pjesë të largët të Skocisë, që shfaq një ylber të pazakonshëm.
Pamja e bukur u vërejt nga një burrë i cili ishte duke ecur nëpër borë të dielën.
I njohur gjithashtu edhe si “mjegulla hark”, fotografia nga Rannoch Moor në perëndim të Skocisë u realizua nga Melvin Nicholson.
Duke ecur nëpër borë, ai tha se “ylberi i pabesueshëm” i bardhë u shfaq përpara tij.
