Bekir Asani i cili është pjesë e BDI-së, ka sulmuar verbalisht një zyrtare policore, pasi me karotrec iu ngrit makina e tij. Incidenti ka ndodhur sot në orën 10:00.

Nga MPB sot zyrtarisht njoftuan se pasi Bekir Asani është sjellur në mënyrë agresive ndaj polices, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarë tjerë policorë.

“Ka ndodhur vetëm një diskutim i vogël verbal. Jam ftuar në stacionin policor në Bit Pazar, ku edhe do të jap deklaratë për ngjarjen”, tha për TV24, Bekir Asani.

Nga spitali i Shkupit thonë se polices me të cilën Asani ka pasur konflikt, është kontrolluar dhe i janë konstatuar lëndime të lehta dhe është lëshuar për kurim në shtëpi.