Ecë e dil sot në protesta “paqësore” qytetare

NGA KALOSH ÇELIKU

Sipas një shkrimi të botuar në gazetë: Doktorziu ndryshe?! Shkrimtarët e IRJ të Maqedonisë, i paskan tri-katër shkrimtar. Dhe, një Sanço Panço shqiptar. Unë them, majfton ta kishin një, ose dy me tapi.

Imzot, çfarë doktori dhe kritiku letrar është ky “burrë” i letrave shqipe?! E them, Unë: “burrë” i shëtitur në kohën e komunizmit nëpër redaksi e Universitete shqiptare me vende të “merituara” pune e poste politike. Njeriu numër dy i Ibrahim Rugovës dhe kundërshtari i tij më i madh, që pasi e perzunë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, erdhi e u strehua në Shqoqatën e Shkrimtarëve Shqiptar për rehabilitim, që të nesërmen ta perfundojë karrierrën “politike” në Kabinetin e Kiro Gligorovit?! Anëtar i tri Akademive Shqiptare. Këshilltar i të gjitha Partive Politike Shqiptare në IRJ të Maqedonise?!

Jo! Profesor – Doktor i koluareve “politike” komuniste. Letërsia shqipe nuk matet sot më me atë arshinin tënd të Policisë letrare. Letërsia shqipe, nuk është ajo që e prezenton ti në IRJ të Maqedomisë me Sanço Pançon tënd mbi gomar. Burra të tjerë janë ata që Nesër me penë e pushtojnë Botën.

Sanço Pançoja yt “shqiptar” mbi gomar, nateditë më thirrë në “protesta demokratike” për ndryshime politike: Partitë Politike “Opozitare”, Shoqatat “joqeveritare”, Këshilli “opozitar”. I hurit dhe i kallirit, thotë populli.

Brenda një dite tri-katër protesta “paqësore”?! Edhe, atë: me orarë të përcaktuar deri kur do të zgjasë secila protestë “paqësore”. Partitë politike: LSDM për ndryshime politike, VMRO-DPMNE për mbrojtjen e Maqedonisë. Shoqatat e “pavarura” joqevritare për dëbimin e hajdutëve të Shtetit dhe popullit nga Qeveria.

Thirrja e Këshillit Opozitar, është Pykë Shelgu. Moti kohë, shqiptarët nuk kanë pasur protesta masive demokratike, që nga koha e Nevzat Halilit në Sheshin “Maqedonia”. Shqiptarët, kur nga të katër anët me flamuj kuqezi, kësula të bardha, pankarta, këngë e valle e pushtuan Shkupin.

Protestat e mëvonshme “paqësore” kanë qenë pjella të partive politike, grupore dhe klanore për të ardhë me dhunë në pushtet. Horrat e sotshëm mbi gomarë nuk janë protestues të shoqatave të “pavarura” joqeveritare, por partizanë të partive politike. Përditë duke e thirrur popullin në protesta “paqësore”: Hajde me ne o popull, në rrugë! Flamurin shqiptar ta lidhim me atë “maqedonas”. Parullë komuniste e “vëllazërim-bashkimit”, që moti kohë dergjet në muze.

Mirë, ore “burra”: Unë u rrita, plakem dhe sipas juve u dashka edhe të vdes me “vëllazërim-bashkimin”?!