Edhe 30 ditë paraburgim për ish prokuroren special Katica Janeva. Vendimin e mori para pak çastesh Gjykata Penale. Janeva ndodhet në paraburgim në burgun e Shutkës. Pala mbrojtjëse ofroi pasuri të patundshme për shfuqizimin e masës paraburgimit për Janevën. Ish prokurorja speciale u arrestua për shkak të dyshimeve për përfshirje në rastin “Reket”.

“Këshilli penal pranë Gjykatës penale në Shkup, duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për vazhdimin e masës së paraburgimit, të përcaktuar me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake më 21.09.2019, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit, ka sjellë vendim me çka e miraton propozimin dhe i vazhdon masën e paraburgimit Katica Janevës edhe për 30 ditë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Penal.