Në ndërtesën e Kuvendit ku u sulmuan në mënyrë brutale deputetët e shumicës parlamentare, gazetarë dhe të punësuar në Kuvend ishte edhe Munir Pepiq, i punësuar në agjencionin për kundërzbulim.

Ai, sipas mediave maqedonase, ka qenë brenda në Kuvend me armë dhe me legjitimim zyrtar, edhe pse nuk ka qenë në detyrë. Dëshmitarët okularë thonë se Pepiq është parës duke godur deputetin Pavle Bogoevski.

Përndryshe ai është i dyshuar në  rastin “Titanic” të  PYSP-së në kohën kur ka qenë i punësuar në stacionin policor në Beko.

Image