Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot vazhdojnë fushatën e tyre zgjedhore me tubime dhe takime me qytetarët. Gjatë ditës së djeshme BDI ka zhvilluar takime me banorët e Çairit, ku Ali Ahmeti në mes tjerave ka deklaruar se ai nuk i punon askujt pas shpine dhe se marrëveshja LSDM-BDI është publike. Ai poashtu ka shtuar se pas 15 tetorit me Komunën e Çаirit do të udhëheq Visar Ganiu, kandidat i BDI-së.

Poashtu edhe PDSH-ja ka zhvilluar takime qytetare me kandidatin Bardhyl Dauti, poashtu edhe me banorët e Zhelinës është zhvilluar takim dhe është prezantuar kandidati në këtë komunë, Sali Ajdini si dhe Idriz Orana kandidat për Çairin.

Aleanca për shqiptarët, e Ziadin Selës ka qenë mbrëmë në tubim qendror në Strugë dhe rrethinë ku janë prezentuar kandidaturat e kandidatëve që garojnë në Strugë e më gjërë. Edhe Lëvizja Besa ka qenë me aktivitete në disa komuna, duke bashkëbiseduar me banorët e komunave.

Koalicioni i RDK-së dhe Unitetit – ”Aleanca për shqiptarët” kanë zhvilluar takime me kandidatin për kryetar komune, Shpat Iseini nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Gostivarit.

”Ka jetë për të gjithë por edhe për komunën që do të udhëhiqet nga Milikije Halimi”, këto kanë qenë fjalët e Zoran Zaevit mbrëmë në Haraçinë.

Gjevgjelia dje e ka pritur partinë e Gruevskit, OBRM-PDUKM, ku janë prezentuar kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komune.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë planifikuar më 15 tetor dhe do të mbahen në 3,480 vendvotime, në 80 komuna dhe poashtu në qytetin e Shkupit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24:00. /Fol/