Profesor i Sociologjisë së Globalizimit në Universitetin e Prishtinës / Departamenti i Sociologjisë, Fadil Maloku fletë për Zhurnal mbi rastin e Sheshit “Skënderbeu” në Shkup.

Ai thotë se provokimet e kësaj natyre, gjithsesi është e qarte se dërgojnë mesazhe meskine, si për raportet midis komuniteteve etnike ashtu edhe sigurinë dhe stabilitetin e rajonit te Ballkanit Perëndimor.

“Nuk janë te rastësishme as ky e as incidenti I “fabrikuar” përmes “fake neës” ne pothuajse gjitha portalet shqiptare, për “mbulimin” e bustit te Skënderbeut, ne Tirane. Duket sheshazi qe Shërbimet inteligjente antishqiptare (por, qe mund te përdorin emra dhe identitet shqiptar?!), janë ne ofensive te padiskutueshme! Ato përmes “skalpelit” te tyre, po mundohen te krijojnë: huti, turbullira dhe pakënaqësi tek shtresat injorante qe nuk arrijnë te kuptojnë qartazi si mesazhet, ashtu edhe “detyrimet” macabre te këtyre qendrave te frustruara antishqiptare”, thekson Maloku për Zhurnal.mk

Sipas tij, shqiptaret gjithandej, nuk duhet assesi te bien ne grackat e këtyre grupeve dhe individëve mercenar dhe djallëzor.

“Qytetaret, duhet te kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e dala nga zgjedhjet demokratike, e assesi te mos marrin “ligjin” ne duar te veta. As individualisht e as si komunitet fetar, kombëtar, apo edhe qytetar. Reperkusionet, e këtyre provokimeve te qëllimshme, padyshim qe kane çka, përveç raporteve te ndjeshme etnike, edhe ato fetare, ne mënyrë qe ne fazat e mëvonshme të një “kaosi eventual” , te fillojnë te qesëndisin ambiciet e tyre: rusofile, grekofile, serbofile e bullgarofile”, nënvizon Maloku.