Zhvillimet e fundit politike në vend rreth formimit të qeverisë së re kanë nxitur një varg reagimesh të ndryshme politike, ndërkaq kanë shkaktuar edhe mbajtje të mbledhjeve urgjente nëpër parti politike.

 

Përderisa të gjithë janë në pritje ditës së hënë për të mësuar vendimin e BDI-së, OBRM-PDUKM-ja mbanë mbledhjen e saj sonte, ndërkaq u ka bërë thirrje edhe komiteteve komunale të mbajnë mbledhje, kurse janë njoftuar edhe grumbullime njerëzish dhe bllokime udhësh.

Edhe LSDM-ja është në pritje të vendimit të BDI-së. Kjo parti gjithashtu ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje të komitetit ekzekutiv të partisë. Disa zyra të kësaj partie nëpër Maqedoni janë thyer sot nga persona të panjohur.