Edhe një dështim i madh vjen nga Fondi i Sigurimit Shëndetësorë në realizimin e projekteve. Ka skaduar afati kur ky Fond duhej të përgatit dhe shpërndajë mbi 92 mijë kartela elektronike shëndetësore për qytetarët të cilët akoma nuk janë pajisur me to.

Është ky edhe një dështim i madh i Fondi i Sigurimit Shëndetësorë, nga ku në fund të vitit të kaluar theksuan se për sot (20 Janar – 2016) është afati përfundimtarë për përfundimin e këtij operacioni.

Por edhe më tej nuk ka informacione nëse ka filluar realizimi i tij. Kjo do të thotë se 92 mijë qytetarë edhe më tej duhet të shkojnë nëpër sportelet e Fondit për të marrë kartonë të kaltër, edhe pse kanë paguar për kartelat elektronike shëndetësore. Sot nga Fondi deklaruan se përgjigje do të kemi nesër.

“Procedura për shtypjen e kartelave është në rrjedhë. Numri i përgjithshëm i kartelave që duhet të shtypen është 92.107 prej të cilave 67.345 janë shtypur dhe shpërndarë në qendrën e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë. Por ndarja do të fillojë më 20 janar 2016, kur do të shtypet edhe pjesa e mbetur e kartelave gjegjësisht 24.762”.

Edhe pse dhënia e kartelave elektronike shëndetësore ishte paralajmëruar si hap i madh reformues i Ministrisë së Shëndetësisë, ato edhe më tej shfrytëzohen paralelisht me librezat e vjetra ku janë të vendosura të gjitha informacionet mjekësore për pacientët.

shendetesi