Prokuroria Speciale Publike (PSP), me pesë hetues dhe ekspertë nga prokuroria, sot në mëngjes janë future në ndërtesën e Komunës Prilep, shkruan OhridSkaj. Sipas këtij portali, paraprakisht të punësuarit në komunë kanë tentuar që me thasë të zinj të nxjerrin dokumente nga Komuna, por janë penguar nga pjesëtarë të MPB-së, të cilët kanë ofruar mbështetje logjistike me kërkesë të PSP-së. Siç merr vesh OhridSkaj hetuesit e PSP-së kanë kërkuar dokumentacione të shumta që burojnë nga bisedat e përgjuara, kanë thënë të punësuar në komunë. Poashtu të punësuarit kanë thënë se te kryetari i komunës Marjan Ristevskit është vërejtur qartë paniku dhe ka kërkuar nga ekipi i PSP-së që të largohet nga Komuna.

Burime nga Komuna kanë thënë se kryesisht janë hetuar dyshime për tenderë të kurdiusr në këtë komunë.