Këshilltari i Partisë Demokratike Shqiptare Mehmet Mehmeti, zyrtarisht aderoi në Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës . Mehmet Mehmeti këtë  e bëri të ditur në takimet që Ziadin Sela i zhvillon në fshatrat e Komunës së Tearcës.Ai me këtë rast para të pranishmëve deklaroi që ai do të jetë pjesë e Aleancës për Shqiptarët, që së bashku të sjellin ndryshimin e nevojshëm më 12 Prill. Mehmeti premtoi angazhim të plotë deri në realizimin e platformës që sipas Mehmetit ajo e Aleancës për Shqiptarët është e duhura për vendin.

Ky është këshilltari i dytë që kalon nga rradhët e PDSH-së në Aleancën për Shqiptarët brenda një jave. Ditëve në vazhdim pritet të ketë edhe kalime  tjera nga PDSh  në Aleancën për Shqiptarët /news33.tv