Një roje sigurie i McDonald’s ka urdhëruar një grua që të heq mbulesën, në mënyrë që të shërbehej.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, thuhet se tregon një burrë i cili i thotë studentes myslimane, një 19 vjeçare, që të hiqte mbulesën, ngjarje kjo e ndodhur në veri të Londrës.

Por, siç thuhet më tej, gruaja qëndroi e vendosur dhe i tha atij se nuk ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë.

“Pse nuk mund të vije unë në McDonald’s? Sepse jam e mbuluar?”, ka thënë ajo.

“Jam e shokuar. Kam jetuar për 19 vite dhe kjo është hera e parë që jam ballafaquar me diçka të tillë”. /Telegrafi/