Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka thënë se falë intervenimit në kohë të komunës është evituar vërshimet në fshatin Trebosh.

“Falë intervenimit në kohë të Komunës së Zhelinës u evituan vërshimet në fshatin Trebosh, gjë që në të kaluarën ndodhte rregullisht kur kishte reshje të mëdha të shiut. Me eskavatorë intervenuam në shtratin e lumit duke e parandaluar që lumi të del nga shtrati dhe ta vërshojë fshatin Trebosh. Gjithmonë në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij zyrtar në facebook.