Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka njoftuar se ka qenë i pranishëm, në selinë qendrore të Turkish Airlines në mbyllje të vizitës së tij, nga ku ka diskutuar për ecurinë e projekti të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare.

“Në selinë qendrore të Turkish Airlines në mbyllje të vizitës, ku u diskutua për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare, i cili tanimë ka hyrë në fazën e konkretizimit, me mbështetjen logjistike dhe teknike të kompanisë turke nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan??✌??”, shkruan Rama në “Facebook”.