Historiani francez Zhan Klod Faveirial, në librin e tij “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë” flet për antikitetin. Duke folur për marrdhëniet e ilirëve, maqedonasve antikë dhe romakëve ai citon shumë burime interesante, ndoshta të padëgjuara më parë.

Në kapitullin ku flet pën Dinastinë Labeate (sot Shkodra) Faveirial tregon se pas vdekjes së Lekës së Madh, kryetarit të këshillit perandorak, Perdikës, iu dha nderi dhe e drejta për të ndarë perandorinë maqedono-persiane midis gjeneralëve të tij. Nga kjo duket quart, shkruan historiani francez, se një zgjedhje e tillë nuk nuk mund të kishte epërsi mbi të drejtat e fituara nga prijësit vendas. Gjithashtu, vazhdon ai, shohim Glaukun të vihet përballë Kasandrit dhe të marrë nën mbrojtje Pirron e ri.

“I biri i Glaukut, Pleurati, duket se është mbreti i parë i Ilirisë që përmendet prej autorëve romakë. I thirrur në ndihmë prej Medionasve, Pellazgë të Akarnanisë, Agroni, i biri i Pleuratit, u dërgoi atyre njëqind anije dhe dhjetëmijë ushtarë” shkruan Faveirial, përcjellë Gazeta Scupi.

Etolianët u mundën nga ky sulm i papritur. Për nder të kësaj fitoreje të pahijëshme, shpjegon historiani francez, Agroni shtroi një pritje për të gjithë ushtrinë e tij. Por, – thotë Poilibi (lib.2,k.1) – i dhënë pas verës dhe qejfeve të tjera si këto, Agronin e zuri pleuriti dhe vdiq brenda pak ditësh.

Dihet se atë e trashëgoi bashkëshortja, mbretëresha Teutë. Ajo në vend që të godiste piraterinë në Adriatik, e përkrahte atë. Këtë e tregon mënyra se si Teuta iu është përgjigjur ambasadorëve të Romës: “Nuk ka qenë zakon i mbretërve ilirë të pengojnë nënshtetasit e tyre që të ndjekin rrugën në të mirë të interesit vetjak”. Një përgjigje e tillë i tronditi ambasadorët romakë të cilët u përgjigjën: “Ky qenka një zakon që duhet reformuar”.

“Një përgjigje e tillë, jo vetëm që lëndoi krenarinë e Teutës, por ajo për më tepër, vrau ambasadorët dhe dogji kapitenët e anijeve që kishin sjellë ata. Si kundërpërgjigje, senati i Romës dërgoi në Iliri 20 mijë legjionarë të hypur mbi 200 anijë (v.230)” shruan Faveirial në librin e tij. Teuta u arratis, duke pranuar humbjen.