Derisa zgjedhjet lokale në nivel të vendit do të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti, partitë politikë tashmë kanë nisur që të përcaktohen për kandidatët e mundshëm për kryetar të komunave.

Padyshim se Tetova është komuna që zgjon më së shumti interes për popullatën shqiptare.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë prononcim zyrtarë, takimi i Dr.Sc. Lumni Ademit me kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami, indirekt sikur e shtoi numrin e kandidatëve potencial për të parin e Tetovës, ku duke marë parasysh rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në dhjetor të 2016, pritet një betejë shumë e ashpër nga partitë politike shqiptare. Apo takimi duhet kuptuar si një angazhim i kryetarit të Lëvizjes Besa për të grumbulluar rreth vetes ekspertët më të njohur të mërgatës shqiptare.

Ndryshe, Dr.Sc. Lumni Ademi është i lindur në Tetovë, ndërkohë që jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës. Përvoja e tij e pasur shkencore dhe profesionale, duke mbrojtur doktoratën në Universitetin prestigjoz të Baselit dhe postdoktoratën në Universitetin e Cyrihit si dhe ekpserienca menaxheriale në kompani të ndryshme, padyshim se do të ishte gjëja më e mirë që mund ti ndodhte Tetovës.

Gjatë takimit të zhvilluar javën që kaloj në zyrat e Lëvizjes Besa me kryetarin e saj, ai vetëm deklaroi se është i ftuar në cilësinë e ekspertit shkencor, duke ofruar afro 60 projekte që do të mbështetëshin në prodhimtari, projekte këto që do ta përmisonin gjendjen ekonomike-sociale në rajonet shqiptare. Realizimi i këtyre projekteve sipas Ademit, do të përfshinte katër sfera, reciklim të mbeturinave, përdorimi i barërave dhe çajrave që ndodhen në Malësinë e Sharrit, prodhim i produkteve të cilat deri më tani vetëm janë importuar në Maqedoni si dhe rritja e konkurencës.

Kujtojmë se qytetin e Tetovës e udhëheq BDI-ja që nga viti 2013 me Teuta Arifin si kryetar e komunës./Shqipmedia