Sipas të dhënave që disponon Struga Ekspres nga marrëveshja mes koalicionit të BDI-së dhe LSDM-së, këto të dy subjekte do ta mbështesin njëra tjetrën në shumë qytete të Maqedonisë.
Struga Ekspres mëson se LSDM në Kërçovë nuk nxjerrë kandidatë pët kryetar komune por do ta mbështes direkt që në raundin e parë të zgjedhjeve kandidatin e BDI-së dhe aktualisht kryetar komune,Z.Fatmir Dehari, e cila marrëveshje siguron fitoren e këtij të fundit, shkruan Struga Ekspres.Poashtu sipas marrëveshjes, LSDM, do ta përkrah BDI-në në Tetovë, Teuta Arifin dhe në Çair do ta përkrah Visar Ganiun.

Ndërsa në raundin e dytë partia e Zoran Zaevit do ta pëkrah Ramiz Merkon në Strugë,nëse ky i fundit kalon në raundin e dytë dhe poashtu edhe Nevzat Bejtën.

Ndërsa BDI nuk nxjerrë kandidat në
Shkup
Qender
Kumanove
Oher
Manastir
Te të gjitha këto qytete BDI-do ti përkrah kandidatët e LSDM-së./Struga Ekspres/