Portali Fol nga burime brenda Aleancës për Shqiptarët mëson se nëse BESA nuk bëhet pjesë e qeverisë, Aleanca për Shqiptarët tërhiqet.
Rrefuzimi i pjesëmarrjes së Lëvizjes BESA në qeverinë e udhëhequr nga LSDM rrezikon shkuarjen në zgjedhje të parakohshme ose krijim të qeverisë VMRO -BDI-PDSH. Nga burime të afërta me Aleancën për Shqiptarët mësojmë se në rast se BESA nuk bëhet pjesë edhe në ekzekutiv të kësaj qeverie, me arsyetimin se nuk duan të jenë në bashkëqeverisje me BDI-në, atëherë edhe Aleanca për Shqiptarët do të tërhiqet. Ky burim thekson se ka zëra në këtë strukturë që thonë se nuk duan vetëm ata të bëhen kurban i interesit kombëtar, ndërsa BDI dhe BESA ta shohin vetëm interesin partiak!
© fol.mk