Në prag të zgjedhjeve lokale  që pritet të mbahen me 15 tetor partitë politike tashmë kanë filluar të vihen në kërkim të kandidatëve për kryetar të komunave.

Në komunën e Zhelines  e cila aktualisht udhëhiqet nga Fatmir Izairi i BDI-.së gara për kryetar të komunës pritët të jetë  tepër interesante për shkak të specifikave që ka kjo komunë.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare  diferenca  në vota ndërmjet partive   është shumë e vogël, andaj edhe befasia mund të jetë shumë e madhe kësaj rradhe  në këto zgjedhje lokale. Secila   nga partitë janë tepër të kujdeshme në kërkim të kandidatëve më të mirë, kandidat që gëzojnë autoritet në popullatë që  njëherit do tu sjellnin fitoren në këto zgjedhje.

Ajo që deri diku dihet, sipas deklarimit  të paradokohshëm  të Kryetarit aktual  të Komunës së Zhelinës z Fatmir Izairi se  do të kërkoj edhe mandantin e tretë për të udhëhequr me këtë komunë edhe pse kishte disa rezerva  në një  paraqitje e televizive ku u shpreh  se do ta rishqyrtojë  kandidimin e tij, por sipas të gjitha gjasave mbetet kandidati i pakontesteshëm i BDI-së.

Fatmir Izairi kryetar prej 2 mandatesh ne Zheline  nuk  do ta ketë edhe aq lehte kësaj rradhe.  Edhe pse pritet ti jepet mundësia për të qenë kandidat edhe për një mandat tjetër, por  për shkak te konsumimit te skajshëm, menaxhimit jotranspoarent, bile edhe  e të  përfolur  me afera kriminale e koruptive për keqpërdorime te  shumta, tjetërsim te pronës publike, inkasim të paligjshëm të mjeteve financiare nga qytetarët, për projekte të financuara nga buxheti i shtetit  dhe  grante të huaja, do ta ketë shumë vështirë për një fitore të re, sidomos mbas asaj që përflitet se partitë opozitare do të garojnë me një kandidatë të përbashkët konsensual.

Sa u përket partive tjera  opozitare në komunën e Zhelinës,  si duket ata ende vazhdojnë të kalkulojnë, apo janë në kërkim të kandidaturave që do ti dalin në mejdan Fatmir Izairit të BDI-së, megjithëse përflitet se  është drejt finalizimit një kandidaturë e përbashkërt e partive opozitare, figurë kjo tepër unifikuese për të gjitha partitë.

Burimet e fol.mk” brenda partive opozitare Lëvizja Besa, LR-PDSH dhe PDSH  bëjnë të ditur se është drejt  finalizimit kandidatura  e Muhamed Zilbeharit si kandidat i përbashkët  dhe  njëherit  më  i përshtatshëm për të gjitha këto subjekte politike, sidomos kur dihen raportet e afërta të  z Zilbeari me Adnan Azizin e Besës, Taravarin e LR-PDSH, si dhe afërsinë me njerëzit e Menduh Thaçit. Poashtu edhe profili publik i z Muhamed Zilbeari, ish kryesues i këshillit komunal, rezultate të mira me vepra konkrete  në vendbanimin e tij,  aftësia profesionale dhe  përvoja  menaxheriale  e bëjnë një kandidatë të sigurtë konsensual të pranueshëm për të gjitha palët  duke patur parasysh edhe përkrahjen  nga masat jopartiake qw thuajse çdo herë përcaktojnë fitoren në këtë komunë   e bëjnë gati kandidatin  e vetëm  që mund ti sjell ndryshimin Komunës së Zhelinës.

Kliko KETU për të parë profilin  në fejsbuk të z. Muhamed Zilbeari.

© fol.mk