Gyjakta e Apelit sot duhet të vendos për ankesat e Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovskës, Mile Janakieskit, Kiril Bozhinovskit dhe Martin Protogjerit, të gjithë të akuzuar në rastin “Titanik” të PSP-së.

Të premten në seancë publike para gjykatësve Liljana Ivanoska Shopova, Safet Kadris dhe Cvetanka Periqit të akuzuarit i kanë kërkuar pasaportat e marra dhe kanë premtuar se nuk do të ikin. Ata ankohen se Gjykata ju ka caktuar masë më të rreptë. I kanë vlerësuar akuzat e PSP-së si “boshe” dhe thanë se kjo prokurori bën politikë kundër VMRO-DPMNE-së.

Nga Prokuroria Speciale Publike mbeten në të njëjtin qëndrim për paraburgimin e tyre. Për ata Gjykata Penale ka vlerësuar mirë se ekziston mundësia për ikje të të gjithë të akuzuarve, por ka gabuar në masën e sigurimit sepse të akuzuarit mundet edhe me letërnjoftim ta lëshojnë shtetin sepse nuk janë përgjigjur në të gjithë në ftesat e PSP-së dhe për atë ekziston rrezik të ndikojnë ndaj dëshmitarëve.