Pas takimi të realizuar sot mes liderëve të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti, pritet që kriza politike të mer një kahje me konkrete në drejtim të zgjidhjes.

Mësohet se në këtë takim është diskutuar për mundësinë e largimit të ministrave të BDI-së nga kabineti qeveritar me qëllim që Qeveria në ikje të duket sa më e zbehtë dhe pa mbështetje. Nga burime të besueshme brenda BDI-së, fol.mk mëson se brenda ditës ose më së voni nesër pritet largimi përfundimtar i BDI-së nga qeveria. Lajmin për redaksinë tonë (fol.mk) e konfirmoi edhe një nga figurat më të larta në hierarkinë e BDI-së.

Në favor të kësaj situate është edhe deklarata e Ambasadorëve të shteteve më të rëndësishme europiane, të cilët i dhanë mbështetje të plotë shumicës së re parlamentare, duke i sugjeruar VMRO-DPMNE se zgjedhjet e reja nuk janë opsion në të cilin duhet të llogaritë askush.

©fol.mk