Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës së dërguar sot vlerësoi se bllokimi i Kuvendit nga deputetët VMRO-DPMNE-së dhe nxitja e konflikteve ndëretnike prej Nikolla Gruevskit dërgon drejt kaosit të shtetit dhe se për të parandaluar këtë duhet edhe kontributi i qytetarëve.

“Meqë bllokimi nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe nxitja e provokimeve etnike nga Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së shkon në favor të kaosit shtetëror, porosisim se institucionet, partitë politike dhe çdo individ ka për detyrë t’i kundërshtojë dhe të jep kontribut drejt normalizimit të gjendjes”, thuhet ndër të tjerash nga LSDM.

Nga kjo parti thonë se “interesat kriminale të Gruevskit dhe familjes së tij nuk guxojnë të mbajnë peng Republikën e Maqedonisë, e cila për tre jave, kur mbaron mandati i kryetarëve dhe këshillave komunal kërcënohet me kaos total të shtetit”.