Ndarja e kulaçit qeveritar midis partnerëve të koalicionit qeveritar LSDM, BDI dhe LR-PDSH edhe për eshallonin e dytë dhe të tretë është drejtë finalizimit, njofton Zhurnal.mk

Siç mëson Zhurnal nga burime partiake, brenda BDI-së kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për tu biseduar dhe të përfundojnë të gjitha marrëveshjet për eshallonin e dytë dhe të tretë.

Zhurnal ekskluzivisht mëson postet e sekretarëve shtetëror të cilët do ti takojnë BDI-së. BDI do të ketë sekretarë shtetëror në ministrinë e bujqëisë, informatikës dhe administratës, kulturës, si dhe do ti takojë posti i zëvendës sekretarit të qeverisë./zhurnal.mk