Zërat  se Aleanca për Shqiptarët ka hequr dorë nga zyrtarizimi i Gjuhës shqipe ,  i hodhi poshtë vet Kryetari i LR-PDSH-së,  Ziadin Sela nëpërmjet një  deklarate për tv Globi, ku ishte i ftuar në iftarin e organizuar nga dega e LR-PDSH-së në Gostivar. Me këtë rast z Sela tha “ është qëndrim partiak, e kemi thënë edhe më herët, e kemi thënë para se të votohet qeveria, por zhvillimet politike bën që të bëjmë një kompromis dhe kompromis tjetër jashtë 100 ditëshit nuk do të ketë”, ishte i prerë Ziadin Sela për sjelljen e ligjit për përdorim të gjuhës shqipe që pritet të hyjë në procedur parlamentare së shpejti.

© fol.mk