Duke i u referuar Agjencisë së Lajmeve Zhurnal mësohet se pas një propozimi dhe vendimi të LSDM-së që përfundimisht të zgjedhet kryeparlamentari pa prezencën e VMRO-DPMNE-së me një sallë tjetër në Parlament duke i mbledhur gjithë deputetët e shumicës parlamentare, nga ky tentim përfundimtar, në moment të fundit ka reteruar kandidati i propozuar për kryeparlamentar Talat Xhaferi i cili ka qenë kundër këtij propozimi me arsye se ai nuk dëshiron kreun e tij z.Ali Ahmetin ta fusë në ndonjë rast i cili do të përgjigjeshte penalisht.

Burimi i sigurtë për zhurnal.mk rrëfen se Zaev ishte decid në këtë vendim që përfundimisht të debllokohet Parlamenti.

“Kreu LSDM-së, Zoran Zaev javë më parë ka mbledhur të gjithë deputet e partisë së tij në parlament dhe ka kërkuar edhe nga BDI dhe LR-PDSH të mblidhen në një nga sallat e parlamentit për ta zgjedhur kryeparlamentarin, por një gjë e till është refuzu nga Talat Xhaferi”, thotë burimi i lartë nga shumica parlamentare i cili dëshiron të mbetet anonim.

Kundërshtimi i Xhaferrit ishte e habitshme jo vetëm për LSDM-në por edhe për vet anëtarët e BDI-së se përse ky i fundit nuk iu bashkangjit nismës së shumicës parlamentare që përfundimisht do të debllokonte Parlamentin dhe do të hapte rrugën për formimin e qeverisë së re dhe zgjidhjen e ngërcit politik në vend, gjithmonë duke pasur parasysh se shumica parlamentare i ka të gjitha të drejtat ligjore dhe kushtetuese si dhe vullnetin e shumicës parlamentare të formon ekzekutivin në Maqedoni.