Shkruan Ruzhdi Matoshi

“Ndryshimi i kufinjve, ide e Rusisë për ta destabilizuar rajonin [Ballkanin]” – Ron Xhonson, i deleguari i presidentit Tramp për Ballkanin.
“Një gjë është e sigurt: ideja e promovimit për ndryshimin e kunfinjve i konvenon vetëm presidentit të Rusisë, Valladimir Putin, taktikë të cilën ai e ka zbatuar në aneksimin e Krimesë nga Ukraina më 2014.” – Xhems Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i shtetit.

Sllavët si rusët, po ashtu dhe serbët, me politikat e tyre okupuese ranë ndesh me perëndimin i cili favorizon demokracinë dhe vendim marrjen qytetare si instrument i demokracisë të motivuara mbi lirinë, individualitetin dhe barazinë, parime këto përmes të cilave ndërtohen të tri pushtetet – vendim marrës, legjislativ, Drejtsi dhe ekzekutiv.
Rusia e mori Osetinë Jugore dhe Abkazinë nga Gjeorgjia sepse aty paska rusë me shumicë. Pas kësaj mori Krimenë sepse aty paska rusë e sllavë plot, e po ashtu don ta marrë Ukrainën lindore në emër të popullsisë ruse që jetojka atje. Rusët duan të nxisin trazira në shtetet baltike sepse aty deri në 30% të popullsisë janë Rusë, dhe prapa krejt kësaj e kanë forcën dhe njëmendësinë që bien ndesh me vlerat perëndimore. Me të njëjtin mentalitet edhe sllavët Serbë u vërsulen në ish-Jugosllavi, duke menduar me parullën se “atje ku është një serb, është Serbi.” Millosheviçi i nisi luftërat të zaptoj tokat e ish-republikave Jugosllave dhe të parapëlqejë Serbinë e Madhe. Serbët në Kroaci numëronin mbi 600 mijë ose 15% e popullatës dhe të shtrirë në vendet më prestigjioze bregdetare dhe toka pjellore, në Bosnjë përbenin 31 % të popullsisë, në Mal të zi përbenin 35 deri 40 % të popullatës, ndërsa Maqedoninë dhe Kosovën nuk i llogarisnin fare. Rezultati: Në Kroaci i humbën të gjitha, tash jetojnë vetëm 200 mijë Serb ose vetëm 5% e popullatës të shteti Kroa,t dhe nuk kanë rrolin domethënës në shoqërinë Kroate. Bosnja u nda në konfederatë porse serbët Bosnjës janë më të ndarë nga Serbia se që ishin në Jugosllavi, kanë paranë e vetë, pasaportën e vet, policinë dhe ushtrinë e vet, kushtetutën, universitetet e shumë të tjera, ndërsa në Jugosllavi kishin paranë, kushtetutën, ushtrinë, e shumë të përbashkëta tjera. Maqedonia, Mali i zi dhe Kosova u humbën një herë e përgjithmonë për Serbinë. Perëndimi nuk pajtohet me qasjet Ruse në okupimin e territoreve të lartpërmendura, dhe për këtë ka vendosur sanksione ekonomike për Rusinë, ndërsa Serbisë leksione dhe masa që shëroj mentalitetin Serb, se asnjëherë nuk do të mundë të luaj të fortin e Ballkanit duke cenuar liritë e fqinjëve nëpërmjet luftës dhe robërisë.
Shqiptarët në Ballkan janë të shtrirë në 5 shtete, me këtë pjesëmarrje në popullsinë e përgjithshme të atyre shteteve: Mal të zi 10%, Maqedoni 30-35%, Serbi dhe Greqi po ashtu prezenca e popullatës shqiptare është domethënëse dhe në territore kompakte. Kjo shpërndarje e shqiptarëve erdhi si rezultat i shpërbërjes së Perandorisë Osmane, ku popujt ballkanik formuan shtetet e tyre nacionale, ndërsa vetëm shqiptaret ishin të fundit që formuan Shqipërinë, e cila më shumë popullate shqiptare la jashtë sesa kishte brenda. Shqiptarët asnjëherë nuk e provuan të jetojnë bashkë dhe të përjetojnë se si do të ishim në një shtet. Konstelacionet e politikës momentale nuk lenë hapësirë që shqiptarët dhe gjatë kësaj kohe të mendojnë për një bashkim në një shtet. Arsyeja është se duhet të bëjmë si Rusia me forcë bashkimin, apo si Serbia po ashtu me luftëra të përgjakura, që do të ishte një ndarje përfundimisht e shqiptarëve me perëndimin. Shqiptarët bashkimin e tyre duhet të kërkojnë vetëm në vlerat euroatlantike duke respektuar vlerat e demokracisë.
Kohëve të fundit, janë shtuar zërat për të ashtuquajturin ndryshim të kufinjve dhe shkëmbimin e territoreve, sidomos ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Propozimet e tilla kanë filluar të përkrahen edhe nga grupe të caktuara politke brenda Kosovës, ndërkaq pjesa më e madhe e popullsisë e sheh këtë propozim me dyshim pasi rezultati mund të jetë i paqartë. Fuqitë krysore evropiane si Britania e Madhe dhe Gjermania kanë dalur kundër këtyre propozimeve. SHBA nga ana tjetër ka qëndruar pak e heshtur deri më tani rreth këtyre zërave për çështjen shumë të ndjeshme si ndryshimi i kufinjve dhe shkëmbimi i territoreve, por ka bërë të ditur se do të dalë me qëndrimin e saj. Në fakt, edhe ka filluar të dalë, zyrtarisht dhe përmes analistëve që dikur ishin në administratën amerikane gjatë luftës në Kosovë, si Xhejms Rubin. I dërguari i presidentit të SHBA-së për çështjet e Ballkanit, Ron Xhonson, duke e parë se mendimet për ndryshimin e kufinjve në Ballkan po marrin mbështetje por edhe po shkaktojnë emocione, frikë e huti, iu desh të paralajmëroj se ndryshimi i kufinjve për të cilin po flasin serbët dhe shqiptarët, është ide e Rusisë për ta destabilizuar rajonin [Ballkanin perëndimor], dhe se SHBA do ta thotë fjalën e saj përfundimtare rreth kësaj më vonë. Ky është një sinjalizim i qartë se SHBA e kundërshton ndryshimin e kufinjve ose shkëmbimin e territoreve, pavarësisht se a përkrahet kjo ide dhe për të arrijnë pajtimin serbët dhe shqptarët. Ai qartë paralajmëron se kjo patjetër do të sjellë destabilizim, e për këtë më së shumti është e interesuar Rusia, prandaj edhe nuk thotë kot se është ide e Rusisë, dhe jo çfarëdo ideje, por për destabilizim. Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, që njihet edhe si hero gjatë luftës në Kosovë, Xhems Rubin, në një intervistë për Prishtina Insight, thotë se ndryshimi i kufinjve nuk i garanton Kosovës anëtarësim në OKB, madje edhe pas copëtimit të Kosovës, Rusia përsëri do ta kundërshtoj, dhe Kosova do të mbetet pa njohje edhe nga ato shtete që tanimë e kanë njohur. Ai më tutje thotë se njerëzit më të mirë në Rusi i kemi pasur më 1999 ose atëherë kur intervenuam ushtarakisht në Kosovë për ta shpëtuar një popull që i kanosej zhdukja. Po ashtu, paralajmëron se ku ka ndonjë përfitim nga kjo ide për ndryshim kufinjsh nga palët, por fituesi i vetëm është ideatori Putin, thjeshtë për t’u konfrontuar me perëndimin përmes palëve të treta (serbëve dhe shqiptarëve).
Pra, në këtë fazë historike për shqiptarët, kemi dy ide ose propozime politike dhe gjeopolitike: 1) ndryshimi i kufinjve dhe shkëmbimi i territoreve, ose propozimi rus të cilin e përkrahin edhe qarqe të ndryshme shqiptare e më shumë serbe; dhe 2) kundërshtimi i idesë së Rusisë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania si fuqitë më të mëdha në NATO dhe BE. Kosova është duhet të jetë e përkushtuar për anëtarësim në NATO dhe BE, prandaj me këto duhet të bëjë Pazar, e jo me Rusinë dhe Serbinë. Vetëm përmes NATO-s dhe BE-së shqiptarët mund të bashkohen ndërmjet veti, e jo me trikat dhe mashtrimet e Rusisë dhe Serbisë, sepse këtu nuk bëhet fjalë për shkëmbim territoresh por synim për copëtimin e trojeve shqiptarëve dhe shqiptarëve. Prandaj, keni kujdes nga euforia e bashkimit kombëtar që po ua ofron Rusia dhe Serbia, sepse, mund të përfundoni në bashkimin kombëtar të tyre, e jo të shqiptarëve.