Ekspertët e sigurisë kibernetike japin alarmin se interneti ndodhet përpara atij që ata e quajnë “uragan virusesh”. Kompanitë më të mëdha të antiviruesve kanë zbuluar dy lloje viruesh tepër të fuqishme që po përhapen në Europë e më gjerë dhe që bllokojnë sistemet kompjuterike.

Një uragan viruseshë të fuqishme ka goditur miliona kompjuterë në mbarë globën. Bëhet fjalë për dy viruse të qujatura “Bad Rabbit” e “Reaper”.
Ekspertët e kompanisë së sigurisë kibernetike Kasperski thanë se virusi “Bad Rabbit” ka goditur tashmë mijëra kompjuterë kryesisht në Rusi, Ukrainë e Turqi, ku nuk ka lënë pa prekur edhe rrjetet kompjuterike të aeroporteve. Shtim me ritme të shpejta të rasteve të infektimit me këtë virues po konstatohen në të gjithë Europën, por edhe në Japoni. Ekspertët thonë se virusi shfaqet në formën e një “update” të programeve të instaluara në kompjuterat e shenjestruar. Më shpesh Bad Rabbit kamuflohet dhe shfaqet si update i Adobe Flash. Ndaj dhe eksperët e sigurisë kibernetike u bëjnë thirrje përdoruesve të bëjnë kujdes dhe të lexojnë mirë tabelat që u shfaqen në ekranet e kompjuterëve ku u kërkohet të bëjnë “update” aplikacionet.
E paqartë është se kush fshihet prapa virusit. Por të ashtuquajturit “kriminelë kibernetikë” që e kanë krijuar kërkojnë 0.05 Bitcoin, në këmbim të rikthimit të kompjuterit të infektuar në gjendjen e mëparshme. E njejta praktikë u përdor nga hakerat edhe në maj, kur u përhap virusi tjetër i quajtur “ëannaCry”, që infektoi dhe bllokoi miliona kompjuterë në mbarë botën.
Edhe më i fuqishëm pritet të jetë virusi tjetër i quajtur Reaper, i zbuluar nga ekspertët në Shtetet e Bashkuara.
Cybersecurity experts ëarn “the next cyber hurricane is about to come” as millions of Internet of Things devices have been infected ëith Reaper malëare that could take doën the internet. Ky virus, sipas tyre infekton çdo aplikacion që ka të bëjë me internetin, përfshirë uebkamerat, regjistruesit video dhe kamerat e sigurisë. Akutalisht ai është në fazën e përhapjes dhe ende nuk ka filluar të veprojë – thonë ekspertët e kompanisë së sigurisë kibernetike LAB 360 – të cilët bëjnë thirrje për kujdes.