Qendresa Bajrami për momentin është njëra ndër nuset më të përfolura në mediet rozë.

Vetëm pak ditë më parë Qendresa dhe moderatori i njohur Labinot Gashi-Labi i dhanë fund beqarisë.Qendresa gjatë dasmës së saj u pa se vallëzonte tejet bukur.

Por a e dinit se Qendresa shumë vite më parë merrej me vallëzim? Sipas një burimi të Gazetës Express, Qendresa ishte valltare në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”. Qendresa e Labi bënë një dasmë përrallore me afro 700 mysafirë të ftuar.

E veçanta e kësaj dasme ishte momenti kur Labi mori Qendresën me tren nga Prishtina drejt Pejës.

Për atmosferën në dasmën e tyre u kujdesën shumë yje të estradës si Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi-Dani, Shkurte Gashi, Shyhrete Behluli, Big Mama, grupi i njohur NRG Band, Muharrem Ahmeti e shumë të tjerë.

Dasma e Labit dhe Qendresës përmbyll një vit me dasma të shumta VIP.