r në maksimum, të gjitha kompetencat kanë kaluar në kompetencë të ministrive. Pa marrë parasysh se ministritë kanë njësitë e veta në njësitë e vetëqeverisjes lokale ato nuk kanë lidhje me kompetencat e komunës. Janë zhveshur në pikëpamje materiale komunat dhe sot ballafaqohen me çështje me të cilat nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat elementare. Prandaj edhe e gjithë kjo kritikë ndaj kryetarëve të komunave shqiptare- deklaroi ish ministëri Xhevdet Hajredini.Kryetari i Këshillit komunal të Çairit, Zahir Bekteshi thekson se është koha që kompetencat rreth dokumenteve të personave fizik dhe të personave juridik të barten nga organet e pushtetit qendror në ato të pushtetit lokal bashkë me decentralizimin fiskal. Kjo është në  pajtim me Kushtetutën e ligjet dhe njëherit do të përmirësojë punën e institucioneve dhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve. Decentralizimi është karakteristikë e shteteve normale demokratike, me ç’rast qytetarët më lehtë i realizojnë të drejtat e tyre në institucionet e pushtetit lokal. Maqedonia akoma është larg zgjerimit të kompetencave të komunave, pavarësisht se kjo parashikohet me legjislacionin pozitiv të vendit dhe rekomandohet me raporte ndërkombëtare. Struktura e vetëqeverisjes lokale në Maqedoni është një-shkallësh. Ligji për organizim territorial të vetëqeverisjes lokale i vitit 2004 parasheh ndarjen e vendit në 84 komuna. Nga ana tjetër në kuadër të pushtetit qendror ka 15 ministri, 6 organe të pavarura të Qeverisë si dhe institucione të tjera.