Ngjarjet e fundit me shqiponjën në Çair dhe kryqin në Butel janë përpjekjet e fundit të partive politike në pushtet për të ngritur një perde mbi kriminalitetin përpara së cilit duhet të përgjigjen, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike. Kjo situatë sipas tyre është e njohur dhe para çdo periudhe parazgjedhore edhe gjatë viteve të shkuara ndodhin incidente ndëretnike.

“E dimë që kriza e Kumanovës në mënyrë të çuditshme koinçidon jo vetëm në fitoren e Fashizmit apo ditën e Evropës por edhe me para protestës së qytetarëve më 17 maj. Bëhet fjapë për një skenar ku marrëdhëniet ndërfetare dhe ndëretnike po keqpërdoren me qëllim që të tërhiqet vëmendja dhe të fshihet përgjegjësia e cila i pret funksionarët më të lartë të qeverisë”, tha Xhabir Deralla, Civil.

Nga ana tjetër Bojan Mariciq nga Qendra maqedonase për arsim Evropian tha se ngjarjet e fundit janë tentim për të përmbysur marrëveshjen e Përzhinës. Skenarët e tillë sipas Mariçiqit filluan me ngjarjet e Kumanovës për të vazhduar me pas me shqiponjën dhe kryqin në Çair dhe Butel.

“Qytetarët nuk i pranojnë këto trillime të partive politike në pushtet, kundërshtojnë veprimet kundër prokurorisë speciale , kundër vizitës së tanishme të diplomatit amerikan Hojt Ti , kundër mossuksesit për të arritur marrëveshje për mediumet”, u shpreh Bojan Mariciq, instituti për arsim Europian.

Komentet e tilla ata i bënë gjatë një debati të hapur ku temë diskutimi ishte se a janë të mundshme zgjedhjet demokratike më 5 qershor. Analistët vlerësojnë se incidentet kanë për qëllim zhvendosjen e vëmendjes nga përmbushja e kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike.