Ekspozita e dhjetë jubiloare akeolorgjike “Dekada e aktivizimit të resurseve arkeologjike të Republikës së Maqedonisë”, do të hapet sot në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë.

Në ekspozitë do të prezantohen zbulimet më të rëndësishme nga më shumë lokalitete: Skupi, Taor, Staro Bonçe, Katastri arkeologjik, Lokveni, “Markova Kulla”, Koreshnica, Isar Marvinci, Kokino,…Do të ketë edhe zbulime nga Gradishte, “Mllado Nagoriçane”, Bilazora, fshati Knezhje, Stobi, Kalaja e Velesit, “Vardarski Rid”, Bargalla, Isarot Shtip, “Carevi Kulli”, Herakleja, Linkestis, Stibera, Zërze, Treskavec, Visoka, Pellagoni, Pllaoshnik, “Samoillova Tvërdina” dhe Kalaja e Tetovës.

Ekspozitën e organizon Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, e cila gjatë dhjetë viteve të kaluara i koordinon projektet kapitale në arkeologjinë e Maqedonisë, me mbështetje të Qeverisë.

Për një dekadë, informon Drejtoria, janë realizuar 40 projekte në të gjitha pjesët e Maqedonisë.

Në kuadër të gërmimeve arkeologjike në terren, janë trajtuar rreth 1000 lokalitete arkeologjike me ç’rast janë zbuluar më shumë se 500 mijë artefakte arkeologjike.