Pas përfundimit të ndeshjeve të 5-ta të eliminatoreve ‘KATAR 2022’ është zgjedhur formacioni i javës nga “Safa Score”, ku janë renditur 11-të më të mirët.

Pjesë e kësaj renditje është dhe futbollisti i kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili bëri një lojë të mirë duke marrë vlerësimet më të larta.

Në formacionin me modulin 3-4-3, bie në sy prezenca e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti i cili vlerësohet me notën 7,9 dhe rreshtohet në vijën e mbrojtjes së bashku me Bjarnason të Islandës dhe Nikola Milenkoviç të Serbisë.Image

Portën e mbron Jan Zomer, më pas mesfusha është e përbërë me Garet Bejl, Hakan Çalhanollu, Leon Gorecka dhe Filip Kostiç. Në sulm janë Buksa dhe Lingard të cilët mbështesin Memfis Depajn.