Ditën e djeshme një tjetër histori përdhunimi shokoi Hollywood-in dhe këtë herë ishte aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku që tregoi sesi Joel Kramer e kishte përdhunuar kur ajo ishte 12 vjeç.

Eliza shkruante me një status në Facebook se e mbante mend sesi Joel Kramer e çoi në dhomën e tij të hotelit në Miami duke u premtuar prindërve të saj se do ta çonte të notonte në pishinën e dublantëve.

“E mbaj mend si më shtriu në krevat, më mbështolli me trupin e tij gjigant dhe fërkohej pas meje. Më tha këto fjalë: ‘Nuk do të të zërë gjumi tani zemër, mjaft bëre sikur po fle!’ dhe vijonte të fërkohej me forcë dhe shpejtësi ndja trupit tim të ngurtësuar”, tregonte ndër të tjera Eliza.

Pas kësaj deklarate ka reaguar, Joel Kramer i cili është shprehur se kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe se Eliza po gënjen.

“Këto janë gënjeshtra. S’di çfarë të them. S’e kam marrë kurrë në dhomën time të hotelit. S’i kam hequr kurrë rrobat e saj. Jam i nevrikosur. Jam i lënduar. Karriera ime u shkatërrua. Ajo sapo më shkatërroi. Ne jemi kujdesur për të sikur të ishte fëmija jonë. As nuk e mbaj mend të kem qenë vetëm me të”, ka thënë Kramer.