I ftuar në emisionin “Rruga drejt”, në televizionin Alsat, Elmi Aziri, nga ASH-ja, ka thënë se kjo qeverisje, si dhe ajo paraprake ende nuk i kanë pastruar institucionet nga regjimi i Gruevskit, siç thotë ai, se vetë LSDM-ja, përmes të të ashtuquajturave bomba i kishte akuzuar.

Ai thotë, se opinioni i di se për cilët persona bëhet fjalë, pasi edhe vetë LSDM i ka bërë publike përmes bombave. “Asnjë eksponent i regjimit të kaluar ende nuk e kemi burgosur. Nuk ka asnjë vendim për eksponentët , për të cilët Lidhja Socialdemokrate që përmes të të ashtuquajturave bomba i shpalli regjim dhe i shpalli të korruptuar. Mos ti përmendim emrat, opinioni i di se kush janë ata, ende nuk i kemi në procedurë gjyqësore”.