Sonte në emisionin debativ  “Argument” të TVM 2 ku  të ftuar ishin: Elmi Aziri nga LR – PDSH, Arbër Ademi nga BDI  dhe Driton Sulejmani nga Lëvizja BESA, u zhvillua nje debat mbi platformat politike të partive politike në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 5 qershor

 
 Në pyetjen e gazetarit se  deri ku  kanë aritur   partitë politike më përgatitjet e tyre  për pjesëmarrje në zgjedhjet e 5 qershorit?

Fillimisht përfaqësuesi i LR-PDSH z, Elmi Aziri theksoj   se LR-PDSH është e gatshme në aspekt organizativ  të marrë pjesë  dhe të të ballafaqohet në zgjedhje kurdo që të mbahen ato. Ne  bashkë me  të gjitha  strukturat   jemi aktiv  në cdo cep të Maqedonisë aty ku ka shqiptarë   që nga Frëngova e deri në  Llojan. Poashtu pjesë e aktiviteteve tona ishte edhe diaspora shqiptare dhe kjo është një dëshmi se ne  ku kudo që shkojmë kemi përkrahje  masive nga popullata shqiptare dhe se jemi e vetmja shpresë dhe njëherit  çelësi i zgjidhjes së  halleve të shqiptarëve të Maqedonisë, pasi që  BDI ka dështuar në të gjitha aspektet e qeverisjes së saj përgjatë këtyre 13 viteve.

  Kurse, Arbër Ademi nga BDI,  tha se  hartimi i platformës së BDI – së është një kontratë me qytetarët e këtij vendi, të cilët marrin pjesë në përpilimin e këtij programi.  Ai përmendi tre shtyllat e platformës së BDI-së , dhe u ndal  te arritjet e  kryesore të BDI-së , duke u fokusuar sidomos në arritjet në Arsim, ku përmendi themelimin e Universitetit Nëna Terezë në Shkup.

 I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Elmi Azirit i cili i reagoi përfaqësuesit të BDI-së  , duke i thënë: ”Ju vazhdimisht përmendni se arsimi eshtë si pika e juaj më e fortë, po unë do të kisha thënë se pikërisht në sferën e Arsimit dhe të Ekonomisë çaloni më tepër. BDI gjatë këtyre viteve të qeverisjes ka patur tre Ministra të Ekonomisë. Gjatë kësaj kohe janë hapur shumë zona të lira ekonomike dhe përafërsisht janë rreth  tre miliard euro investime të huaja në këto zona dhe fatkeqsisht asnjë investim  dhe asnjë subjekt ekonomik nuk ka investuar në viset shqiptare.Përkundrazi, kjo qeveri dhe këta përfaqësues në Komunën e Likovës e kanë përkufizu si zonë të rrezikshme për investime. Pesëdhjetë mijë të punësuar sipas deklarimeve zyrtare janë të punësuar në këto zona të lira ekonomike. Unë do ta kisha lut cilindo përfaqësues të BDI-së, le të del me një listing dhe le të na tregoj se sa shqiptarë janë të punësuar në këto zona. Diskriminimi tjetër që u bëhet këtyre zonave është se ekziston vetëm një zonë e lirë ekonomike në Tetovë. Kjo zonë dallon shumë nga zonat e tjera sepse në zonat e tjera  parapërgatitjet i bënë qeveria me mjete buxhetore, kurse në zonën e lirë të Tetovës e  cila ka statusin e partneritetit publiko privat, që nënkupton se shteti nuk përzihet,  nuk investon dhe se të gjitha investimet duhet ti bëj partneri privat, që njëherit ishte pjesë e aferave koruptive të BDI-së, që u pa nga materialet e përgjuara.

Poashtu duhet theksuar  meqenëse  u përmend se BDI- nga viti 2008 e këndej menaxhon buxhete publike në vlerë përafërsisht 30 miliard euro. Jeta e cilit shqiptarë ka ndryshuar për të mirë me këta 30 miliard euro, përjashto jetën e funksionarëve të BDI-së. Gjatë kësaj periudhe me këto buxhete ka pasur  çdo vit 200 deri në 300 milion euro investime kapitale të natyrave të ndryshme. BDI Bashkë me partnerin e vet VMRO-në kanë realizuar projekt rreth  një miliard euro në një kilometër katrorë , projektin ”Shkupi 2014”, kurse përfaqësuesit e BDI-së dalin e fotografohen me tre  kova të bërllogut në çarshin e Shkupit, ku pihet çaji. Me një fjalë ka disparitet dhe diskriminim të theksuar ndërmjet dy pjesëve të Shkupit.

 Për dallim nga ky keqmenaxhim ne si LR-PDSH, do të ofrojmë repektim të ligjeve , eliminim të favoreve mbi baza të përfaqësisë grupore, klanore dhe partiake. Një ndër masat e parapara të platformës ekonomike të LR-PDSH-së është që të gjitha lehtësimet tatimore që vlejnë për zonat industriale, le të vlejnë edhe për komunat. Duke ditur faktin se ne sot kemi shqiptarë të pasur në botën perendimore,  dhe pse mos tu ofrojmë atyre lehtësira tatimore, tua rregullojmë, infrastrukturën  dhe të vijnë në vendbanimet e tyre të hapin vende të reja pune. Politikat ekonomike duhet te jenë kualitattive të ndershme transparente dhe të bazuar në realitet, jo politika afatshkurte për një përdorim dhe për cikle të caktuara zgjedhore, tha z. Aziri dhe njëkohësisht i bëri pytje përfaqësuesit të BDI-së. ”A po ju shkon puna në minierën e Llojanit”, premtim ky elektoral i BDI.së që kur nuk është realizuar.. Prandaj këto   premtime jo të ndershme këto sofistikime të panevojshme nuk e mbulojn  dështimin. Fartmirësisht qytetatarët e kanë identifikuar dhe kanë hetuar  saktë  problemin e BDI-së.

Sa i përket Arsimit, BDI- ka disperzu fakultet të Universitetit të Tetovës dikund në Shkup që ne nuk mund ti gjejm ku janë, në ambiente të shkollave fillore, ndërsa partneri i tyre i koalicionit ka hapur  Univeristet të ri në Shtip. Bdi disperson paralele në Strugë ose Dibër , kurse partneri i tyre ka hap Universitet të ri Shën Apostolli Pavle në Ohër. Nëse analizojm  investimet në arsim tek shqiptarët shifrat janë trishtuese.

 Pjesë e dabatit ishte Dritan Sulejmani  si përfaqësuesi i Lëvizjes  Besa , i  cili foli për përgatitjet e lëvizjes Besa për zgjedhjet e  5 qershorit  dhe  elaboroj  se çfarë përmban platforma e Lëvizjes BESA, ndërkaq  sa i përket aspektit organizativ të BESA theksoj  qëndron mirë dhe se deri tani kanë themeluar degët në të gjitha qytetet e Maqedonisë dhe se tani janë në aktivitet të përditdhëm në kostituimin edhe të nëndegëve.  Sulejmani theksoi se të gjitë kuadrot e Besës janë kuadro të dëshmuar dhe pa hipoteka. Kësaj deklarate të z. Sulejmani i reagoi përfaqësuesi I BDI-së duke i thënë të na tregoi se nga del ky konstatim se kuadrot e Besës janë të dëshmuar?. Ku ishin këta njerëz të dëshmuar atëher kur ndodnin procese të rëndësishme për shqiptarët? Sigurisht se nuk ishin askund përveç kryetarit tuaj Billal Kasamit si I  13  në listat e  BDI-së. /Fol.mk

elmiargumentkumnov