Mbëmë në Komunën e Bogovinës ishte present zv/Ministri për Punë dhe Politik Sociale dhe njëkohësisht edhe Shef i Shtabit Qendror i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri. Ai u takua me banorët e Pirokut, Bogovinës, Kamjanit dhe Pallçashtit, ku bashkëbisedoj rreth problemeve të banorëve. Megjithatë, banorët në qendër të bisedës kishin kërcënimet që iu bohen nga ana e anëtarëve të BDI-së sa I përket ndihmave sociale. Ata thanë që kanë presione dhe se kërcënohen me ndalim të ndihmës sociale. Por, zv/Ministri për Punë dhe Politik Sociale, Elmi Aziri I siguroj banorët se askush nuk ka kompetenca për të dhënë, apo për të ndaluar ndihmën sociale përveç ministrisë të cilën ai e drejton. “Zakonisht kur vjen koha e kampanjës parazgjedhore, përpos që premtojnë, përpos që blejnë vota edhe shantazhojnë me mënyra të ndryshme, pra kërcënojnë edhe me ndalim të ndihmës sociale. Me përgjegjësi më të madhe e them para jush se, përgjegjëse për miratimin ose mosmiratimin e një subvencioni, ndihme sociale, ndihmë për fëmijën e tretë, apo për ndihmë për kujdes të personit të tretë është vetëm Ministia për Punë dhe Politikë Sociale, aty ku unë jam zv/ministër. Nëse shifni ndonjë tendenc për frikësim, ju lutem të bëni ankes, edhe me telefon përmes bashkëvendasve tuaj që i kemi shok dhe bashkëpartiak, ne si institucion do të reagojm, jo vetëm për këtë rast, por e kemi obligim të reagojmë gjithandej ku paraqiten paregullsi të tilla”. Ai gjithashtu theksoj se ministria ka njohuri për personin I cili i bënë këto shantazhe dhe se është identifikuar me emër dhe mbiemër. “Kam ardhë të ju them se nuk ka nevoj ju të bëheni pre e shantazheve, presioneve, ju lirisht thoni “ma ndal ndihmën sociale”, sepse është tjetër institucion që I merr ato vendime”.