Nuk është Zoran Zaevi i vetmi që po tenton “ta shpëtojë” Teuta Arifin në Tetovë. Në përkrahje të Arifit, në Tetovë ka ardhur edhe Lube Boshkovski. Ajo që është tronditëse për shqiptarët, është fakti se Teuta Arifi po kandidon nën flamurin e BDI-së, parti e cila vazhdimisht thirret në vlerat e UÇK-së. E në këtë rast, është pikërisht kjo parti që për të triumfuar ndaj koalicionit shqiptar “Aleanca me Besë”, po kërkon ndihmën e masakruesit të shqiptarëve. Lube Boshkovski ishte ministër i punëve të Brendshme pikërisht gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001. Shqiptarët atë e njohin si “truri” i Masakrës së Lubotenit dhe betejës së Haraçinës. Ndryshe, gjatë betejës në Haraçinë, Boshkovski kishte aktivizuar tërë artilerinë ushtarake, por edhe artilerinë shpifëse, duke thënë se UÇK-ja është një organizatë terroriste që merret edhe me kontrabandimin e drogës.