Të nderuar vëllezër dhe motra, të nderuar qytetarë,antarë dhe simpatizantë të Aleancës për Shqiptarët,shum të dashur aktivistë,ju rinia e Aleancës që jeni shpirti dhe zemra Jonë.

Me shum respekt dhe përulje #JU FALEMINDEROJ nga zemra për punën dhe përkrahjen që na keni dhënë gjatë gjithë kampanjës gjithandej nga Kumanova deri në Strugë,Ju nuk keni kursyer asgjë nga vetja për qëllimin tonë të përbashkët,për të ardhmen e gjeneratave te reja,puna juaj na ka dhënë fuqi,besim por dhe na ka bindur se jemi në rrugën e vërtet.
Aleanca po bëhet çdo ditë e më madhe,na ndajnë edhe pak ditë nga fitorja e madhe.
Ju jeni dëshmitarë se kemi kaluar një kampanjë zgjedhorë me shum përkushtim dhe me shum pozitivitet,jemi munduar ta takojmë çdo njërin,kemi vizituar shum qytete,fshatra,lagje dhe familje,gjithandej Ju të dashur qytetarë na keni hapur derën dhe zemrën,prandaj ju shpreh mirnjohje të pa fundë për mbështetjen tuaj.
Sonte përmbyllëm kampanjën me një tubim madhështor në Strugë,prandaj po ju drejtohem me një porosi për ditën e votimit më 15 tetorë.
Dilni në mënyrë masovike dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj qytetare për të votuar,kjo është dita kur ju vendosni për fatin e fëmijëve tuaj,për fatin e gjithë Shqiptarëvë.
Votoni Shqip,me DIJE dhe GUXIM rrethoni numrin 9.

Me respekt: Shefi i Shtabit Qendrorë të Aleancës për Shqiptarë: Dr. ELMI AZIRI