Të dashur miq e lexova shkrimin e kolegut tim Bajram Bunjamin Idrizin që kam rrespekt shumë.

Se ajo që e ka shti të zgjedhë Dr. Zekerija Ibrahimin është “me ballin në Sexhde “, kurse un zgjodha Ziadin Selen me gjak në ballë.

E nderuara rini shqiptare kandidatët tanë gjithë janë Musliman e të gjithë së paku njëherë janë përulur me ball në sexhde para All-llahut të madhërishëm, për ta madhëruar krijuesin e botërave dhe gjithësisë.

Por ne nuk e dijmë se cilit i pranohet ajo sexhde ..?! Edhe a mundet ky vyrtit njerzorë të jetë barometeër për të zgjedhur njeriun për votë!!

Mendoj i nderuar se ne po zgjedhim njerëz që realizojnë kërkesat themelore të popullit tonë shqiptarë, në këtë vend të bukur ,por vyrtiti “sexhde “eshte risi apo bidat te kandidat qe të gjithë i përkasin fesë Islame“.

Ne pas dy ditëve do të zgjedhim njerëz që realizojnë kërkesat e secilit shqiptarë në Maqesoni.

E Zoti na dha mend e sy se cili ballë sacrifikoi për këtë popull cili ballë u gjakos ?!

E nderuara rini e këtij populli. Unë jam Hoxhë dhe e dijë rëndësinë e sexhdes shumë mirë … se për atë jemi te obliguar. Por unë di shum mirë pse e zgjodha ballin e gjakut për t’a rrethuar atë ditë numrin 9 me 15 Tetor.

Unë do të zgjedh atë ballë, atë trim të madhë, atë që sakrifikoi me atë ballë të ndritshëm dhe bëri kthesën historike. Atë ballë që i vetmi ballë u duk, dhe ju edhe unë e e gjithë bota ska pa ballë tjetër përpos atij balli trim.

Apo ndoshta jam gabim?! Pyes rininë publikisht e gjithë shqiptarët. Vallë keni parë ndonjëherë ballë tjetër të gjakosur atë ditë përpos një balli e një fytyre, e një trupi.

Unë e kuptoj që keni të drejtë të vendosni për votë, e kë do votoni. Unë kuptoj klanet e partitë edhe interesat, por per tu votuar një ballë është vetëm i atij që u gjakos për gjithë ballërat tona! Në mejdanin nga tempulli i demokracisë nga vendi ku nuk u zgjodhën të jenë imamë në Xhami, por u zgjedhën që të përfaqësojnë popullin tonë shqiptarë për drejtat tona për ndryshim dhe reforma. Kërkoj falje por atë ditë ishte vetëm një ball që qëndroi i një shqiptari të vetëm e askush tjetër !!! Apo ndoshta jam gabim?

Ju vendosni vetë se kë do votoni është e drejtë themelore e secilit prej nesh në demokraci që na dallon nga regjimet kimuniste, por atë ditë ishte vetëm një njeri, një burrë, një bir, një vëlla, një baba ishte një shqiptarë që shëndriti na e shtoi shpresën se ende ka lider që sakrifikojnë dinjitetin e vet për fytyrat tona, për të drejtat tona e ndryshim në Maqedoni.

Ai ballë ndritur nuk ishte i gjakosur, por balli që sot me krenari them pse vota ime shkon për të.

Ai që sakrifikoi vetën për ne, dhe për ty Bunjamin. Liderët tanë çdoherë e sakrifikuan popullin, e mbi sakrificen e tyre u krijuan ata liderë.

Kurse ky njeri sakrifikoi veten për ne. E këtu është dallimi mes ballërave të guximit dhe dijes !

Rini e nderuar per cilin ballë ndritur do të shkon vota juaj !?

Hoxha i levizjes Rexhail Aziri/ Kumanovë 2017.