Emmanuel Macron ka denoncuar në prokurori Marine Lë Pen për propagande false dhe lajme të rreme me qëllimin për të influencuar në procesin e votimit. Lajmi është konfirmuar nga stafi i kandidatit për presidencën franceze; në debatin televiziv të së mërkurës Marinë Lë Pen ka hedhur akuza se Macron ka një llogari bankare në Bahamas. Ndërkohë që sondazhi më i fundit e Opinionuay e rendit Macron me  61% të mbështetjes kundrejt 39 për qind të mbështetjes që ka liderja e Frontit Kombëtar.