Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale, ka publikuar një foto të djalit të tij të vogël, Zaho i cili fillon ditën e parë të shkollës.

“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Rama.

Ndërkohë Zaho shihet me një buqetë lule në duar.