Emocionuese përgjigja e liderit të BDI në Maqedoni, Ali Ahmeti, kur u pyet për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe rolin e saj gjatë luftës në Kosovës dhe asaj në Maqedoni.

Ali Ahmeti: Ne i kemi bërë të gjitha punët për çlirimin e vendit. Çfarë është kërkuar. Që nga lëvizjet në të gjithë Europën deri te lëvizjet te të gjitha hapësirat shqiptare. Dhe jo vetëm gjatë luftës, por edhe para luftës.

Matilda Mcini: Ndërkohë mbanit marrëdhënie dhe me Shqipërinë…

Ali Ahmeti: Sigurisht! Pa Shqipërinë do ta kishim shumë të vështirë. Që do të thotë, pa “Nënën” do të ishte e vështirë kjo luftë të fitohej.