Emri i Maqedonisë, pjesë e bisedimeve bullgaro-greke Pëlqej0
Problemin të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues së Republikës së Maqedonisë ka qenë një ndër temat për të cilat kanë biseduar sot në Selanik zv/presidentja bullgare Ilijana Jotova dhe zëvendësministrja greke për Maqedoninë dhe Trakinë, Marija Caruha, lajmëroi BTA.

“Shpresojmë në zgjidhje pozitive e cila nuk e prek historinë tonë” ka deklaruar pas takimit Kolias Caruha.

Jotova ka shprehur bindje se në vitin 2018 kjo çështje do të zgjidhet me kompromis të pranueshëm për të gjitha vendet në rajon.
Të dy funksionaret kanë biseduar për shumë çështje midis të cilave edhe për kryesimin e ardhshëm të Bullgarisë me Bashkimin Evropian.

“Kemi ambicie që 15 vjet më vonë ta vazhdojmë Procesin e Selanikut. Për gjashtë muaj të kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së vëmendja e tërë Evropës do të drejtohet ndaj Ballkanit. Njëra nda detyrat tona është që t’i tejkalojmë stereotipat, se kjo pjesë e Evropës është më pak e zhvilluar”, theksoi Jotova.

Ajo shtoi se ndihma e Greqisë në përgatitjen e kryesimit bullgar është shumë me rëndësi.

“Do të konsiderojmë në ju edhe në gjashtë muajt e ardhshëm”, nënvizoi Jotova, njofton INA.

Në takim është biseduar edhe për krizën e migrimit, Marrëveshjen nga Diblini, projektet dypalëshe midis dy vendeve, si dhe nismat ndërkufitare të financuara nga institucionet evropiane.