Ka filluar procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal. Nga Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve informojnë se deri më tani ka arritur në shtatë numri i kandidatëve të pavarur që mbledhin nënshkrime për kryetarë komunash, ndërkaq asnjëri nga ata nuk është shqiptarë.

Bëhet fjalë për kandidatë të pavarur në komunën e Vevçanit, Gazi Babës, Kumanovës, Ohrit, Radovishit dhe Strugës.

Kandidatë të pavarur për kryetarë të Komunave

  • Vevçan 1
  • Gazi Babë 1
  • Kumanovë 1
  • Ohër 1
  • Radovish 1
  • Strugë 1

Ndërkaq deri më tani haset interes më i lartë i kandidatëve të pavarur për këshilla komunal të cilët kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve. Edhe atë nga një në Manastir, Debarce, Krivogashtani, Ohër, Radovish, dhe shtatë në Makedonski Brod, raporton TV Shenja.

Kandidatë të pavarur për këshilltarë komunale

  • Manastir 1
  • Debarce 1
  • Krivogashtani 1
  • Makedonski Brod 7
  • Ohër 1
  • Radovish 1

Por, edhe këtu deri më tani nuk bën pjesë asnjë shqiptar, ndërsa afati i fundit për mbledhjen e nënshkrimeve është 4 shtatori.