Për interpelancat e dorëzuara nga OBRM-PDUKM për disa nga ministrat e qeverisë së re, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë do të diskutojnë më 11 shtator.

Në rend dite për këtë seancë janë planifikuar interpelancat për ministrin e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Nga OBRM-PDUKM thanë se interpelancat për këto ministra janë dorëzuar për shkak të sjelljes së papërgjegjëshme në kohën e zjarreve, moskonsultim me qytetarët për strategjinë për emigrantët dhe nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Partia opozitare maqedonase ka dorëzuar interpelancë edhe për ministrat Arben Taravari, Sadulla Duraku, Robert Allagjozovski dhe Dragan Tevdovski.