Enis Bardhi: Mezi pres të rikthehem në terren

Enis Bardhi është gati të shijojë terrenin e gjelbër në fanellën e Levantes, pas rikuperimit nga lëndimi i marë në stërvitjen e Maqedonisë. Mesfushori shqiptarë kaloi 2 muaj jashtë terrenit për tu përgatitur sa më mirë pas lëndimit të marë në shpinë, në stërvitjen e fundit para përballjes Gjeorgji-Maqedoni, në Tbilisi. Ai për mediat spanjolle potencoi se në 7 vitet e fundit asnjëherë nuk ka qëndruar aq shumë jashtë terrenit dhe se mezi pret të luajë për Levanten.

“Shtatë vite nuk dij se çka do të thot të pauzosh 2 muaj. Dëshirojë që sa më shpejt të rikthehem në terren. Dua të pranojë se ishte mjaft vështirë që të shoh ekipin tim në ekranet televizive. Dua të faleminderojë të gjithë që më dhanë përkrahje, derisa zgjati koha e rikuperimit. Sinqerisht ndjehem se jam shumë i respektuar në këtë mjedis,” ka thënë mes tjerash Bardhi.

Pas 16 javësh në La Liga, skuadra e Levantes është në pozitën e 13-të në tabelë me 18 pikë të arkëtuara dhe 2 më shumë se Elçe, që është në zonën e rrezikut.