Ish diktatori shqiptar, Enver Hoxha në vitin 1981 ka paralajmëruar se shqiptarët do ta ndezin Jugosllavinë.

“Zjarr do të ndizet e gjithë Jugosllavia. Gjithë populli shqiptar, që jeton në Kosovë e vise tjera të Jugosllavisë, që nga Shkupi e Kaçaniku, nga Tetova e Gostivari, nga Llapi, Pllava e Gucia, do të ngritet në këmbë. Do t’i presin agresorët me pushkë”, kishte thënë Enver Hoxha në paraqitjen para Partisë së Punës. Këtë paraqitje mund ta përcillni në videon më poshtë nga minuta 10.