Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës Emmanuel Macron, ku është theksuar rëndësia jetike e mbrojtjes së integritetit territorial të Sirisë dhe për atë që rajonet e pastruara nga DEASH-i të mos lihen në duart e organizatave tjera terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në bisedën telefonike përderisa Erdoğan ndodhej në qytetin Balıkesir, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe problemet rajonale.

Presidenti Erdoğan, i cili ka dhënë informata për Samitin trepalësh të organizuar më 22 nëntor në Soçi të Rusisë, ka njoftuar presidentin Macron se i japin rëndësi të madhe realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta nën vëzhgimin e OKB-së ku të gjithë sirianët do të mund të shkojnë të votojnë.

Në bisedë dy presidentët diskutuan edhe për forcimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, energjisë dhe industrisë së mbrojtjes në mes Turqisë dhe Francës.